Ndërlidhjet

Ukrainë: Lirohen monitoruesit e OSBE-së


Aleksandr Borodai, njëri nga liderët e separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës, shtrëngon duart me Ambasadoren e OSBE-së, Heidi Tagliavini gjatë një takimi më 23 qershor

Aleksandr Borodai, njëri nga liderët e separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës, shtrëngon duart me Ambasadoren e OSBE-së, Heidi Tagliavini gjatë një takimi më 23 qershor

Janë liruar katër monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që ishin marrë peng në muajin maj nga separatistët pro rus në lindje të Ukrainës.

Një nga udhëheqësit e separatistëve në rajonin Donjeck, ka thënë se të katër monitoruesit kanë arritur në një hotel në qytetin e Donjeckut.

Aleksander Borodai ka thënë se të katër monitoruesit janë mbajtur nga njëri prej liderëve të rebelëve në rajonin fqinj të Lluhanskut.

Një zyrtar i OSBE-së në Kiev e ka konfirmuar se të katërtit janë liruar, duke nënvizuar se “kanë munguar për 31 ditë”.

Mark Ethirington gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për fatin e katër monitoruesve të tjerë që besohet se gjithashtu janë marrë peng nga separatistët pro rus në rajonin lindor të Ukrainës më 29 maj.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, katër vëzhguesit e liruar të OSBE-së, nga Zvicra, Turqia, Estonia dhe Danimarka janë dukur të lodhur dhe tensionuar ndërsa nuk kanë pranuar të flasin me gazetarët në Donjeck.

XS
SM
MD
LG