Ndërlidhjet

Ish shtetet sovjetike afrohen me perëndimin


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldovia pritet të ndërmarrin hapa të mëdhenj drejt perëndimit dhe larg Moskës më 27 qershor kur këto shtete do të nënshkruajn marrëveshje me Bashkimin Evropian në Bruksel.

Ukraina do të nënshkruaj marrëveshje për lidhje të ngushta tregtare me BE-në, njejtë siç do të bëj edhe Moldia dhe Gjeorgjia.

Moldavia dhe Gjeorgjia do të nënshkruajn marrëveshje edhe për lidhje më të ngushta politike me Brukselin.

Refuzimi i ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç për të nënshkruar këto marrëveshje në muajin nëntor të vitit të kaluar kishte nxitur revoltën në “Euromajdan” që çoi deri te largimi i Janukoviçit prej pushtetit.

Në muajin mars, BE-ja dhe Kievi e kanë nënshkruar marrëveshjen politike pasi Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Brukseli kishte planifikuar që të nënshkruaj më vonë gjatë këtij viti marrëveshjet politike dhe tregtare me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, por e ka shpejtuar datën nga shqetësimi se Moska mund të bëj përpjekje që ta pengoj procesin.

Në mesin e gjerave të tjera, marrëveshjet do t’iu lejojnë këtyre tri shteteve çasje pa ndonjë pengesë në tregun e BE-së të përbërë prej 500 milionë konsumatorëve.

XS
SM
MD
LG