Ndërlidhjet

Obama i kërkon 500 milionë $ për opozitën siriane


Presidenti amerikan, Barack Obama, (ARKIV)

Presidenti amerikan, Barack Obama, (ARKIV)

Presidenti amerikan, Barack Obama ia ka kërkuar Kongresit amerikan 500 milionë dollarë për të trajnuar dhe armatosur pjesëtarët e opozitës siriane.

Programi i trajnimit ushtarak do të thellojë përfshirjen e administratës së Obamës në konfliktin që po ndodhë për më shumë se katër vjet në mes të rebelëve dhe forcave lojale ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad.

Programi sirian është pjesë e kërkesave për operacione më të gjëra të jashtme në vlerë prej 65.8 miliardë dollarëve që administrata Obama ia ka dërguar Kongresit më 26 qershor.

Kërkesa është bërë derisa Obama përballet me kritika të reja për politikat e tij në Siri, që disa kundërshtarë të Shtëpisë së Bardhë vlerësojnë se ka lejuar që militantët Sunni të avancojnë në marrjen nën kontroll disa pjesë të Irakut.

Në fillim të këtij viti, Obama kisht enjoftuar se ai po bën përpjekje të gjej mënyra për të rritur përkrahjen për rebelët e moderuar sirianë që po kanë vështirësi të arrijnë sukses në përballjen me forcat e Assadit.

XS
SM
MD
LG