Ndërlidhjet

BE diskuton sanksionet e reja ndaj Rusisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë sot nëse të vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të krizës në lindje të Ukrainës.

Në fillim të samitit në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa për të çarmatosur separatistët në Ukrainë brenda “disa orëve”.

Departamenti amerikan i Shtetit, më 25 qershor, ka thënë sanksionet e reja për Rusinë i ka “të gatshme”, mirëpo Kerry ka thënë se SHBA-të nuk preferon të vendosin sanksione pasi shteti amerikan dëshiron që Rusia të ndërmarrë hapa pa presion.

Më 26 qershor, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ka bërë thirrje Rusisë që të përkrahë planin e tij të paqes “me vepra dhe jo fjalë”.

Ai e ka bërë këtë deklaratë derisa po afrohet fundi i armëpushimit një javor që dështoj t’i jap fund luftimeve dhe granatimeve në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG