Ndërlidhjet

Do publikohet libri për lidhjet Putin - krim i organizuar


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (ARKIV)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (ARKIV)

Shtëpia botuese amerikane, “Simon & Schuster” ka njoftuar se do të publikojë librin që trajton lidhjet e dyshuara të presidentit rus, Vladimir Putin me krimin e organizuar.

Ky libër ishte refuzuar nga një botues britanik për shkak të frikës së padisë për shpifje.

“Simon & Schuster” , përmes një komunikate ka njoftuar se libri i Akademikes amerikane, Karen Dawisha do të publikohet më 16 shtator me titullin: “Kleptokracia e Putinit: Kush e ka në pronësi Rusinë?”.

Autorja, në muajin prill kishte thënë se shtëpia botuese britanike “Cambridge University Press” kishte planifikuar ta botojë librin, por e kishte refuzuar dorëshkrimin në fillim të këtij viti nga frika e padisë për shpifje.

Libri, që Dawishës i janë dashur pesë vjetë për t’i kryer kërkimet dhe për ta shkruar, përfshinë dyshimet se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë të përfshirë në marrëveshje ilegale financiare të kryera në Shën Peterburg, gjatë të 90-ve.

XS
SM
MD
LG