Ndërlidhjet

Arrestohet për sjellje të dhunshme, aktori Shia LaBeouf


Shia LaBeouf së bashku me Evan Rachel Wood
Shia LaBeouf së bashku me Evan Rachel Wood

Aktori Shia LaBeouf, i cili ka luajtur në filmat hit, “Transformers” dhe “Nymphomaniac” është arrestuar brenda “Studio 54” të New Yorkut gjatë performancës së “Cabaret”, raporton Reuters.

Aktori akuzohet për sjellje të çrregullt dhe penale dhe për këtë arsye është arrestuar, njofton detektivi i policisë së New Yorkut, Brian Sessa.

LaBeouf është larguar nga teatri nga policia pasi aktori fillimisht refuzoj që të largohet nga rojet e sigurisë së teatrit.

28 vjeçari raportohet se kishte filluar të krijojë telashe dhe të përdor gjuhë ofenduese ndërsa kur rojet e sigurisë i kanë kërkuar që të largohet ka filluar të sillet dhunshëm.

XS
SM
MD
LG