Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Kjo është ditë historike


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë sot se nënshkrimi që pritet të ndodhë pas pak muninutash i marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian e bënë këtë ditë të jetë historike.

Kjo marrëveshje i ofron ish republikës sovjetike një fillim të ri pas një viti me plotë jostabilitet.

Marrëveshja do ta ofrojë këtë vend më afër me perëndimin, ndërsa do e largojë nga ndikimi rus.

“Kjo ditë është më e rëndësishmja prej pavarësimit të Ukrainës prej Rusisë në vitin 1991”, ka thënë Poroshenko pak para nënshkrimit të marrëveshjes.

Krahas Ukrainës, edhe Gjeorgjia dhe Moldavia pritet të nënshkruajnë marrëveshje tregtare e politike me BE-në.

XS
SM
MD
LG