Ndërlidhjet

logo-print

Cameron e përsërit kundërshtimin ndaj Juncker


Kryeministri britanik, David Cameron (ARKIV)

Kryeministri britanik, David Cameron (ARKIV)

Kryeministri britanik, të premtën e ka përsëritur qëndrimin e tij kundërshtues ndaj kandidaturës së Jean Claude Juncker nga Luksemburgu për pozitën e Presidentit të Komisionit Evropian.

Deklarata e Cameron është bërë pak para nisjes së ditës së dytë dhe të fundit të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Juncker është ‘personi i gabuar’”, ka thënë Cameron derisa ka arritur në samit ku megjithë kundërshtimin britanik pritet që me shumicë votash të konfirmojë kandidaturën e kryeministrit të Luksemburgut, Juncker.

“Ai nuk është personi i duhur që ta çoi këtë organizatë para”, ka thënë Cameron.

XS
SM
MD
LG