Ndërlidhjet

Brukseli i gëzohet marrëveshjeve me ish republikat sovjetike


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, pak para nisjes së ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve politike dhe tregtare në mes të BE-së dhe Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë ka thënë se “gjeneratat e ardhshme do e kujtojnë këtë”.

Ai ka shtuar se BE-ja “qëndron krahas jush” dhe e njeh integritetin territorial të secilit prej këtyre shteteve.

Van Rompuy megjithatë e potencoi se asgjë në këto marrëveshje nuk e dëmton Rusinë.

Ndërkaq Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, ka thënë se marrëveshjet “nuk janë kundër askujt”.

Barroso shtoj se BE-ja nuk kërkon partneritet ekskluziv me këto tri shtete.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka thënë se të bëhet pjesë e familjes evropiane është “vullneti i palëkundur” i Gjeorgjisë.

Marrëveshjen për Stabilizim Asociim që Gjeorgjia pritet ta nënshkruaj sot me BE-në e ka quajtur “themeli” i të ardhmes së Gjeorgjisë evropiane.

XS
SM
MD
LG