Ndërlidhjet

Rusia e kërcënon Ukrainën


Zëvendës ministri i jashtëm rus, Grigory Karasin, (ARKIV)
Zëvendës ministri i jashtëm rus, Grigory Karasin, (ARKIV)

Zëvendës ministri i jashtëm rus, Grigory Karasin, ka thënë sot se për Ukrainën do të ketë “pasoja të rënda” pasi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Karasin megjithatë e ka pranuar se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë është e drejtë e çdo shteti sovran.

Krahas Ukrainës, edhe Gjeorgjia dhe Moldavia kanë nëshkruar sot marrëveshje për tregti dhe afrim politik me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia do të ndërmerr masa për të mbrojtur ekonominë e saj nëse nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do të ketë ndikim.

Ish presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç kishte refuzuar të nënshkruante këtë marrëveshje në nëntorin e vitit të kaluar duke preferuar lidhje të afërta me Rusinë.

Kjo kishte nxitur protesta të mëdha që rezultuan me largimin nga pushteti të Janukoviçit.

Menjëherë pas largimit të Janukoviçit nga pushteti, Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë duke shkaktuar reagimin e ashpër dhe sanksione të vendeve perëndimore.

XS
SM
MD
LG