Ndërlidhjet

Glazyev: Poroshenko është nazist


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se komenti i një zyrtari të lartë rus ku presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ofendohet si “nazist” nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Kremlinit.

Dmitry Peskov është cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax duke thënë se deklarimi i këshilltarit të lartë të Putinit, Sergei Glazyev “nuk paraqet qëndrimin zyrtar” të qeverisë ruse.

Gjatë një interviste për televizionin publik britanik, BBC, Glazyev ka thënë nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian nga Poroshenko është po aq ilegal sa është vet Poroshenko si president i Ukrainës.

Poroshenko sot ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE për lidhje më të afërta ekonomike me Brukselin, marrëveshje kjo që e largon Ukrainën edhe më tej nga ndikimi rus.

XS
SM
MD
LG