Ndërlidhjet

Ivanoviqit, edhe dy muaj paraburgim


Oliver Ivanovic, (ARKIV)

Oliver Ivanovic, (ARKIV)

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur sot që liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, t’ia shtyejë paraburgimin edhe për dy muaj.

Vendimi thotë se paraburgimi shtyhet saktësisht deri më 26 gusht.

Avokati i tij mbrojtës, Nebojsha Vlajiq, është cituar nga mediat serbe të ketë thënë se vendimi për të zgjatur paraburgimin e mori gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it.

I njejti ka thënë se do të ankohet për vendimin e gjykatës dhe se për këtë ka afat prej 24 orëve.

Oliver Ivanoviq po mbahen në paraburgim në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai është arrestuar më 27 janar me akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

Ivanoviq i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG