Ndërlidhjet

Rikthehet në gjykim padia 1 miliard dollarëshe


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Gjykata më e lartë e shtetit të New Yorkut e ka rikthyer në gjykim një padi prej 1 miliard dollarëve që ishte bërë nga kompania kanadeze e naftës, “Norex Petrolium” në të cilin pretendohet se dy miliarderë rusë kanë shfrytëzuar ushtarë të armatosur dhe procese të korruptuara gjyqësore ruse për të marr nën kontroll një fushë nafte në Siberi.

Më 26 qershor, Gjykata e Apelit në Albany, kryeqytetin e shtetit federal të New Yorkut, ka hedhur poshtë dy vendime të gjykatave të nivelit më të ulët dhe ka hedhur poshtë pretendimet e miliarderëve, Leonard Blavatnik dhe Viktor Vekselberg, se padia kundër tyre tejkalon statutin e kufizimeve.

Më 2011, Norex ka pretenduar se Blavatnik dhe Vekselberg, të cilët jetojnë në Neë York, kanë orkestruar marrjen nën kontroll të kompanisë ruse të naftës, “ZAO Yugraneft” në të cilën Norex kishte në pronësi 60 % të aksioneve dhe një fushë nafte në Siberi me vlerë prej qindra miliona dollarë.

Vekselbergu nuk ka pranuar ta komentojë vendimin e gjykatës, ndërsa Blavatnik ka thënë se e ka në plan që të ngrisë pika të tjera që mund ta hedhin poshtë rastin.

XS
SM
MD
LG