Ndërlidhjet

Dështon lansimi i raketës ruse për në hapësirë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Pak minuta para nisjes është anuluar ceremonia e inaugurimit të raketës së re ruse për në hapësirë, “Angara” pa bërë të ditur arsyet pse kjo ka ndodhur.

Fjala është për raketën e parë të re të dizajnuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ndalimi i lansimit të raketës është bërë përmes sistemit automatik , por nuk janë dhënë asnjë arsyet për këtë.

Lansimi që pritej të bëhej në kompleksin verior rus të hapësirës, në Plesetsk, është shtyrë deri nesër.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka qenë duke e vëzhguar lansimin përmes videolinkut, pas dështimit, iu ka dhënë zyrtarëve vetëm një orë kohë për të studiuar situatën dhe për të ofruar më pas arsyet e dështimit.

Raketa ka për qëllim që të ulë varësinë e Rusisë në kompleksin e hapësirës, Baikonur, që daton nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe që është i vendosur në Kazakistan si dhe të heq nga përdorimi teknologjinë e huaj, kryesisht ukrainase të raketave.

XS
SM
MD
LG