Ndërlidhjet

SHBA-të nuk do të blejnë më mina tokësore


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se nuk do të prodhojnë apo blejnë më mina tokësore antinjeri.

Shtëpia e Bardhë, përmes një komunikate të bërë publike në Mozambik ka thënë se SHBA-të nuk do të zëvendësoj stoqet e minave tokësore pasi atyre që i kanë t’iu dal afati.

Një delegacion amerikan po merr pjesë në një konferencë në Mozambik për të rishikuar Traktatin e Otavës, një konventë ndërkombëtare kjo që ndalon përdorimin, vendosjen në stoqe, prodhimin apo transferimin e minave tokësore antinjeri.

Ky traktat është bërë ligj ndërkombëtar në vitin 1999 në 161 shtete që e kanë nënshkruar dhe ratifikuar traktatin.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në vitin 2008 thotë se minat tokësore vrasin 15 mijë deri në 20 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, çdo vit.

SHBA-të, Kina, Pakistani, Irani, India dhe Rusia dhe gjashtë ish republika sovjetike janë në mesin e 35 vendeve që nuk e kanë nënshkruar Traktatin e Otavës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Vashingtoni po sheh mënyrat se si të bëhet pjesë e Traktatit të Otavës.

XS
SM
MD
LG