Ndërlidhjet

Juncker emërohet për president të KE-së


Jean-Claude Juncker

Jean-Claude Juncker

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë emëruar ish-kryeministrin e Luksemburgut, Jean Claude Juncker, për president të ardhshëm të Komisionit Evropian.

Emërimi i Junckerit është bërë nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në një takim të liderëve të 28 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Emërimi vjen pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm të kryeministrit britanik, David Cameron, i cili thotë se Juncker është federalist, i cili do që të zgjerojë kompetencat e BE-së në kurriz të sovranitetit të vendeve individuale.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka votuar po ashtu me ‘jo’, ndërsa 26 përfaqësuesit e tjerë kanë qenë pro.

Komisioni Evropian është organi ekzekutiv i BE-së.

Parlamenti Evropian do të votojë për Junckerin më 16 korrik.

XS
SM
MD
LG