Ndërlidhjet

Poroshenko pritet të vendosë për armëpushimin


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pritet të vendosë për zgjatjen e armëpushimit të njëanshëm ose jo në lindje të Ukrainës.

Armëpushimi njëjavor skadon sonte në mesnatë.

Mediat citojnë burimet diplomatike të kenë thënë se Poroshenko është i gatshëm të zgjasë armëpushimin për 72 orë – çfarë është koha e njëjtë që Bashkimi Evropian i ka dhënë Rusisë për të vepruar në Ukrainë, ose, në të kundërtën, do të përballet me sanksione shtesë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do ta mirëpriste zgjatjen treditëshe të armëpushimit dhe se ajo nuk do të duhej të vonohej nga “ultimatumi” që është dhënë për çarmatosjn e separatistëve.

XS
SM
MD
LG