Ndërlidhjet

Putin: Shoqëria e Ukrainës, e ndarë


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shoqëria e Ukrainës është “ndarë” pasi është detyruar të zgjedhë midis Evropës dhe Rusisë.

Komentet e tij kanë ardhur menjëherë pasi Kievi ka nënshkruar marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian.

“Grushtshteti antikushtetues në Kiev, përpjekjet për të bërë një zgjedhje artificiale midis Evropës dhe Rusisë kanë shtyrë shoqërinë e Ukrainës në ndarje, në një konfrontim të brendshëm të dhimbshëm”, ka thënë Putin.

Ai ka bërë thirrje për armëpushim afatgjatë, në mëyrë që t’iu jepet rast bisedimeve midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Putin ka thënë se dhuna e vazhdueshme ka detyruar dhjetëra-mijëra ukrainas të kërkojnë strehim, përfshirë në Rusi.

Luftimet në lindje të Ukrainës kanë vazhduar, pavarësisht armëpushimit njëjavor të shpallur nga Kievi.

XS
SM
MD
LG