Ndërlidhjet

Kosova, model për Afganistanin


Prishtinë, 27 qershor 2014.
Prishtinë, 27 qershor 2014.

Zëvendëskryeministrja në largim e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme nga Afganistani, Ikramuddin Yawar, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Strategjive të Ministrisë të Brendshme, Nawroz Khaliq, dhe Ablan Molleskov Pedersen, ekspert nga EUPOL-i.

Tahiri fillimisht ka falënderuar Yawarin për njohjen e shpejtë që Afganistani i ka bërë pavarësisë së Kosovës, menjëherë pas shpalljes.

“Ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërshtetëror duhet të vazhdojë edhe në kohën kur të dy vendet janë duke u përpjekur për të arritur reforma që kanë për synim vlera demokratike e qytetare”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Yawar është shprehur i kënaqur me përparimin e Kosovës dhe ka thënë se Kosova për shumë fusha mund të shërbejë si model për zhvillimin e Afganistanit.

XS
SM
MD
LG