Ndërlidhjet

logo-print

BE miratoi statusin kandidat për Shqipërinë


Ilustrim

Ilustrim

Të premten, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, gjatë samitit në Bruksel, kanë miratuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Më 24 qershor, ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord në Luksemburg për t’i dhënë unanimisht statusin e vendit kandidat Shqipërisë.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fuele, ka qenë i pari që ka konfirmuar lajmin.

"Urime Shqipërisë për statusin! Njohje e përpjekjeve për reforma; nxitje për më shumë”, kishte shkruar Fuele në Twitter.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill të vitit 2009, gjatë kohës sa presidencën e radhës e mbante Republika Çeke.

XS
SM
MD
LG