Ndërlidhjet

FIFA: Suarez duhet të kërkojë trajtim


Luis Suarez
Luis Suarez

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Futbollit, Jerome Valcke, i ka bërë thirrje sulmuesit uruguajas, Luis Suarez, që të kërkojë trajtim, pasi ai është gjetur fajtor për kafshimin e kundërshtarit për të tretën herë me radhë.

Suarez ka kafshuar në supe italianin Giorgio Chiellini në ndeshjen midis Uruguajit dhe Italisë, e cila është zhvilluar të martën.

Si ndëshkim, FIFA i ka ndaluar atij pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin për katër muaj.

“Ai duhet të kërkojë trajtim. Herën e parë ishte incident, herat e tjera nuk mund të jetë”, ka thënë Valcke.

Suarez, për kafshime është dënuar dy herë – më 2010, pasi ka kafshuar mesfushorin e ekipit PSV Eindhoven, Otman Bakkal, gjatë lojës me Ajaxin, dhe më 2013 për kafshimin e Branisllav Ivanoviqit nga Chelsea.

XS
SM
MD
LG