Ndërlidhjet

Bosnjë: Shënohet 100 vjetori i vrasjes së Ferdinandit


Pamje nga një pjesë e Sarajevës

Pamje nga një pjesë e Sarajevës

Sot shënohet 100 vjetori i ngjarjeve që e shkaktuan Luftën e Parë Botërore.

Më 28 qershor të vitit 1941, në Sarajevë janë vrarë, trashëgimtari i Fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand, dhe gruaja e tij, Sophie. Ata ishin vrarë nga personi Gavrilo Princip.

Kjo datë në Bosnjë Hercegovinë shënohet me një koncert të Filharmonisë së Vjenës në Sarajevë, me ç’rast i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.

Liderët e Serbisë dhe serbët e Bosnjës, të cilët Gavrilo Principin e konsiderojnë luftëtar hero të lirisë për sllavët, e bojkotojnë këtë koncert.

Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Serbe në Bosnjë, tha se populli i Bosnjës “është ende i ndarë” dhe se ata “mendojnë dhe punojnë në mënyra të ndryshme” sa i përket atetatit të Sarajevës.

Pardje, një shtatore e bronxtë me lartësi 2 metra, në nderim të Gavrilo Principit, është përuruar në pjesën lindore të Sarajevës, ku popullatë shumicë janë serbët.

Ky përurim ishte sponsorizuar nga zoti Dodik.

XS
SM
MD
LG