Ndërlidhjet

Serbët po shënojnë kremten e Shën Vidit


Gazimestan (Foto nga arkivi)

Gazimestan (Foto nga arkivi)

Një numër banorësh serbë nga veriu i Kosovës, me autobusë dhe mjete tjera motorike, janë nisur sot në orën 7 nga komuna e Zveçanit në drejtim të Graçanicës dhe Gazimestanit për të shënuar festën e Shën Vidit.

Kolona e automjeteve është nisur nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zheljko Bojiq, shef i operativës në Policinë e Kosovës, për regjionin e Mitrovicës, ka thënë se për udhëtimin dhe pjesëmarrjen e serbëve në shënimin e kremtes së Shën Vidit në Graçanicë dhe Gazimestan, Policia e Kosovës ka bërë planin operativ, për realizimin e të cilit janë angazhuar 212 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Përcjelljen do ta sigurojnë 110 zyrtarë policor, prej të cilëve 50 pjesëtarë të policisë speciale, të drejtorisë regjionale të veriut dhe drejtorisë regjionale të jugut. Sipas të dhënave që kemi deri tash, do t’i përcjellim 8 autobusë, por gjithashtu do ta kemi edhe një si në gatishmëri, të cilat në rast të çfarëdo nevoje, do të mund të përcjellin edhe autobusë të tjerë”, ka thënë Bojiq.

Në ditën e Shën Vidit, sot, serbët shënojnë 625 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës.

XS
SM
MD
LG