Ndërlidhjet

Irak: Ushtria avancon kah qyteti Tikrit


Pjesëtarë të ushtrisë së Irakut
Pjesëtarë të ushtrisë së Irakut

Raportohet se mijëra ushtarë të Irakut, të mbështetur nga aeroplanët dhe tanket, po i afrohen qytetit Tikrit, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Në fillim të këtij muaji militantët sunitë e patën marrë kontrollin ndaj Tikritit.

Një zëdhënës i ushtrisë irakiane tha se sot herët në mëngjes, janë ndërmarrë sulme ajrore nga helikopterët.

Para dy ditësh, helikopterët me ushtarë të këmbësorisë ateruan në kompleksin universitar në Tikrit, me ç’rast ka pasur përleshje sporadike.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë filluar me operacionin e fluturimit të aeroplanëve pa ekuipazh mbi kryeqytetin Bagdad në Irak.

Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se këta aeroplanë e kanë për detyrë t’i mbrojnë ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që aktualisht kanë arritur në Irak, për ta vlerësuar gjendjen e sigurisë së përkeqësuar.

Gjatë dy javëve të kaluara, militantët sunitë, të udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant (shkurtimisht ISIL), e kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Irakut Verior dhe Perëndimor, me ç’rast kanë hasur në rezistencë të vogël, dhe i janë afruar Bagdadit.

XS
SM
MD
LG