Ndërlidhjet

Rusi: Përsëri dështoi lansimi i raketës së re kozmike


Raketa e re kozmike ruse Angara
Raketa e re kozmike ruse Angara

Mediat e Rusisë raportojnë se testi inaugurues i lansimit të raketës Angara, me disenj të ri të anijes kozmike prej periudhës sovjetike, është shtyrë përsëri.

Ky lansim, për të parën herë, është shtyrë dje.

Sipas zyrtarëve, sistemi automatik nuk e ka lejuar lansimin dhe ai është ndalur. Nuk është paraqitur asnjë shkak për këtë dështim.

Zyrtarët thanë sot se raketa do të tërhiqet nga platforma e lansimit për analiza gjithpërfshirëse.

Raketa kozmike Angara është e para e këtij lloji e projektuar dhe e ndërtuar brenda kufijve pas-sovjetik të Rusisë.

Ajo është parapartë që ta ulë varshmërinë nga kompleksi kozmik ish-sovjetik në Bajkonur të Kazakistanit dhe ta përjashtoj teknologjinë e jashtme raketore, që është kryesisht ukrainase.

XS
SM
MD
LG