Ndërlidhjet

Pakistan: Çifti i ri u vra për shkak të martesës nga dashuria


Gratë e pikëlluara për vrasjen e një femre në Lahore të Pakistanit për shkak të martesës nga dashuria
Gratë e pikëlluara për vrasjen e një femre në Lahore të Pakistanit për shkak të martesës nga dashuria

Një çift i ri në Pakistan është varrë nga farefisi i gruas për shkak të martesës nga dashuria dhe pa pëlqimin e tyre.

Policia tha se babai, nëna, gjyshi dhe dy axhallarë të nuses, janë arrestuar sot, një ditë pasi u krye vrasja.

Nusja 17 vjeçare dhe dhëndërri 31 vjeçar, janë martuar më herët këtë muaj pa pëlqimin e familjeve të tyre, në provincën lindore Punxhab në Pakistan.

Ata pardje ishin joshur në shtëpinë e familjes së nuses, e pastaj ishin lidhur dhe ishin prerë në fyt me kosë.

Pjesa më e madhe e martesave në Pakistanin konservator vendosen nga pleqtë e familjeve dhe çiftet rrezikojnë ndëshkime nëse ata vetë e zgjedhin burrin apo gruan.

Muajin e kaluar një grua shtatzënë është vrarë nga babai dhe vëllezërit e saj para një gjykatae në qytetin Lahore, për shkak se ajo ishte martuar pa lejen e familjes.

XS
SM
MD
LG