Ndërlidhjet

Rusi: Ekonomia mund të dëmtohet nga sanksionet perëndimore


Aleksei Ulyukayev
Aleksei Ulyukayev

Ministri i ekonomisë së Rusisë, Aleksei Ulyukayev, thotë se rundi i ri i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë, seriozisht mund ta dëmtoj rritjen ekonomike, por kjo nuk do të ishte ndonjë situatë dramatike.

Ministri rus tha sot se Moska është e përgatitur për skenarët e mundshëm lidhur me sanksionet eventuale edhe më të ashpra.

Ulyukayev tha se në kët rast “shkallët e rritjes ekonomike do të shkojnë seriozisht negative”, por ekonomia ende mund ta përballoj një skenar të tillë.

Sanksionet e deritashme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara i kishin në shënjestër individët specifikë dhe entitetet, por jo sektorë të tërë të ekonomisë ruse.

XS
SM
MD
LG