Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë 18 militantë


Civilët duke u larguar nga Vaziristani Verior në Pakistan

Civilët duke u larguar nga Vaziristani Verior në Pakistan

Ushtria e Pakistanit thotë se së paku 18 militantë janë vrarë gjatë fushatës që po zhvillohet kundër talibanëve në rajonin fisnor Vaziristani Verior.

Sot tanket dhe artileria ushtarake i kanë sulmuar pozicionet e dyshuara të militantëve afër qytetit Miranshah.

Ushtria thotë se prej ofensivës, që ka filluar më 15 qershor, e deri tash, janë vrarë afërësisht 370 militantë dhe 12 ushtarë.

Zyrtarët kanë thënë se afro 500 mijë njerëz janë larguar nga kjo hapësirë, për shkak të fushatës së ushtrisë kundër militanëtve në Vaziristanin Verior.

XS
SM
MD
LG