Ndërlidhjet

SHBA: Ka vdekur këngëtari dhe kompozitori Bobby Womack


Pamje nga Nju Jorku
Pamje nga Nju Jorku

Këngëtari dhe kompozitori amerikan, Bobby Womack, ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Karriera e tij ka filluar me muzikë kishtare me vëllezërit e tij në vitet e 50-ta.

Si udhëheqës i grupit The Valentinos, grupi që e formoi me vëllëzërit e tij, Womack u bë i njohur me këngën “Lookin’ For A Love”.

Pasi grupi u shkatërrua, Womack luajti me kitarë në përcjellje të këngëtarëve dhe këngëtareve, Aretha Franklin, Dusty Springfild dhe Ray Charles.

Në hitet e tij përfshihen edhe këngët “It’s All Over Now”, e kënduar nga grupi Rolling Stones, në vitin 1964, dhe “Trust Me” e këngëtares, Janis Joplin, që doli në shitje pas vdekjes së saj.

Bobby Womack, gjatë viteve të fundit ka vuajtur nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, kancerin e prostatës, probleme me zemër, e të tjera.

XS
SM
MD
LG