Ndërlidhjet

Irak: Qindra kinezë evakuohen nga Samarra


Ilustrim nga lufta e ushtrisë së Irakut me militantët ISIL
Ilustrim nga lufta e ushtrisë së Irakut me militantët ISIL

Më se 1200 punëtorë kinezë në Irak janë evakuuar nga pjesa veriore e këtij vendi.

Mediat kineze raportojnë se ata ishin bllokuar në qytetin Samarra, ku ka luftime.

Agjencia zyrtare kineze, Ksinhua, raportoi se kinezët arritën të sigurtë në një hotel në Bagdad, ndërsa sigurinë e ofronte ushtria irakiane.

Kjo agjenci ka njoftuar se Korporata Kineze e Inxhinieringut Makinerik i kishte punësuar shtetasit kinezë në ndërtimin e një centrali të rrymës në Samarra, afër territorit ku forcat e sigurisë së Irakut luftonin me militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant (ISIL).

Konsiderohet se në Irak gjenden më se 10 mijë kinezë, shumica prej të cilëve janë të punësuar te firmat kineze.

XS
SM
MD
LG