Ndërlidhjet

Argjentinë: Zyrtari i lartë akuzohet për korrupsion


Amado Boudou

Amado Boudou

Zëvendëspresidenti i Argjentinës, Amado Boudou, është akuzuar për korrupsion.

Akuzat e paraqitura dje kanë të bëjnë lidhur me raportet e tij me komaninë që e ka shtypur monedhën e Argjentinës, derisa ai ishte ministër i ekonomisë, në vitin 2010.

Kjo kompani, poashtu, kishte shtypur materiale për fushatën për presidenten, Cristina Fernandez de Kirchner, me rastin e rizgjedhjes së saj në vitin 2011.

Amado Boudou i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje.

XS
SM
MD
LG