Ndërlidhjet

Kosovë: Tërmet i vogël në rajonin e Mitrovicës


Raportohet se sot në mëngjes, në rajonin e Mitrovicës në Kosovë, është ndjerë një tërmet me intensitet ndërmjet 3.3 dhe 3.4 shkallë të Rihterit.

Sipas faqes CSEM në Internet, që mbështetet në Institutin Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është ndjerë në orën 9:16, në lokacionin 27 kilometra në veriperëndim të Prishtinës, pastaj 5 kilometra në veri të Vushtrrisë dhe 9 kilometra në lindje të Mitrovicës.

Raportohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale, por i ka shqetësuar banorët.

XS
SM
MD
LG