Ndërlidhjet

OSBE: Janë liruar monitoruesit e zënë në Ukrainë


Monitoruesit e paidentifikuar të OSBE-së arrijnë në një hotel në Donjeck
Monitoruesit e paidentifikuar të OSBE-së arrijnë në një hotel në Donjeck

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar se separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, i kanë liruar katër vëzhgues të OSBE-së, që janë mbajtur për më tepër se një muaj.

Misioni special i OSBE-së në Ukrainë, në faqen e vet në rrjetin Facebook, mbrëmë tha se grupi ishte liruar pasi ishte mbajtur për 32 ditë nga kryengritësit prorusë.

Ky është grupi i dytë i monitoruesve të OSBE-së, që është liruar brenda tri ditësh, meqë më 26 qershor u lirua edhe grupi i parë me katër vëzhgues në rajonin Donjeck.

Lirimi i monitoruesve ishte njëra nga kërkesat e liderëve të Bashkimit Evropian, të paraqitura në samitin e Brukseli, para dy ditësh, si shenjë se Rusia po punon për t’i ulur tensionet në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e sigurisë së qeverisë së Ukrainës kanë luftuar kundër separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG