Ndërlidhjet

VOX

VOX: Të rinjtë dhe Kampionati Botëror i Futbollit


Brazil 2014

Brazil 2014

Kampionati Botëror i Futbollit, “Brazili 2014”, po përcillet me interesim edhe nga adhuruesit e futbollit në Kosovës.

Të rinjtë kosovarë konsiderojnë se ky kampionat po shihet si një prej kampionateve me infrastrukturën më të mirë, por edhe me lojëra dhe befasi të ndryshme.

Lira Klaiqi nga Prishtina, e cila thotë se është duke përcjellë në vazhdimësi kampionatin, tregon se i pëlqen me shumë ekipet dhe futbollistët nga Evropa.

“Po e përcjell rregullisht, veç ato ndeshjet e mesnatës, të cilat më mbeteshin në gjysmë, pjesët e tjera deri më tash i kam përcjellë të gjitha takimet. Deri më tash ka pasur shumë befasi, sidomos disa ekipe kur unë prisja fitoren e tyre, e dikush tjetër dilte fitues. Për mua, favorit është ekipi i Gjermanisë”, thotë Lira.

Edhe Qëndrim Krasniqi, i cili studion për kontabilitet, mendon se fituese e Kampionatit Botëror të futbollit, do të jetë Gjermania.

“Besoj se Gjeramia do të fitojë, sepse janë shumë më të organizuar si skuadër. Sa i takon ndryshimeve është teknologjia. Kurse, befasi për mua ka qenë eliminimi i Spanjës dhe Italisë”, shprehet Qëndrimi.

Edhe Besfort Gashi mendon ngjashëm:

“Besoj se Gjermania do të fitojë se më pëlqen loja e tyre për dallim nga ekipet e tjera. Habia më e madhe në këtë Kampionat deri më tash është humbja e disa ekipeve të mëdha”.

Agnesa Kiçina adhuruese e futbollit, e cila studion në Fakultetin Ekonomik, thotë se Kampionati Botëror i Futbollit për të është shumë interesant dhe sa herë që ka kohë, mundohet t’i përcjellë ndeshjet.

“Jam shumë e interesuar t’i përcjell, por nuk po kam shumë kohë se po jam duke punuar dhe ndeshjet po më ikin. Mund të them se kur kam qenë më e re kam ëndërruar të bëhem futbolliste, po kam vazhduar studimet në një drejtim tjetër. Për shkak të studimeve dhe punës, nuk po kam mundësi t’i përcjell edhe takimet sportive”, tregon Agnesa.

Kurse Gentrit Caku nga Podujeva thotë:

“Ndryshimi në këtë kampionat është ai spreji që e ka pasur referi prapa. Gjermania dhe Holanda janë në finale”.

Kampionati Botëror i Futbollit që zhvillohet në Brazil, është një ngjarje e rëndëshim, edhe për studentin Kastriot Shaqiri.

“Mendoj se Gjermania do të fitojë se është në formë më shumë se Holanda. Kurse, sa i takon shqiptarëve që luajnë në ekipe të ndryshme, konsideroj se tash Kosova është shtet i pavarur dhe ka mundësi që të tregojë për talentet që ka në sporte”, vlerëson Kastrioti.

Tifozët e futbollit thonë se ndeshjet po i përcjellin kudo në shtëpi, punë apo lokale të ndryshme, të cilat tashmë kanë vënë monitorët e mëdhenj.

Ata thonë se pjesë e tifozllëkut është edhe humori në llogari të tifozëve kundërshtarë, por edhe në llogari të vetvetes.

Kampionati Botëror i Futbollit në Brazil do të mbahet deri më 13 korrik. Në këtë Botëror kanë garuar 32 ekipe të ndara në 8 grupe, të cilat synojnë trofeun kryesor, Kupën Botërore të Futbollit.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG