Ndërlidhjet

Irak: Arritën aeroplanët e parë luftarakë rusë


Aeroplani luftarak i prodhimit rus i tipit Sukhoi

Aeroplani luftarak i prodhimit rus i tipit Sukhoi

Qeveria e Irakut thotë se i ka marrë aeroplanët e parë luftarakë, që i kishte porositur nga Rusia, për të luftuar kundër ofensivës së kryengritësve militantë sunitë.

Zyrtarët e sigurisë së Irakut thanë se pesë aeroplanë sulmues të dorës së dytë, Sukhoi, do ta fillojnë veprimtarinë brenda pak ditësh, dhe se disa të tjerë pritet të arrijnë nga Rusia, gjatë ditëve të ardhshme.

Besohet se qeveria e Irakut i ka blerë këta aeroplanë, sipas marrëveshjes që raportohet se ka kushtuar 500 milionë dollarë amerikanë.

Kryengritësit e udhëhequr nga Steti Islamik i Irakut dhe grupi Levant (shkurtimisht ISIL) kanë okupuar pjesë të mëdha të territoreve në Irakun Verior dhe Perëndimor, gjatë një ofensive, që filloi para tri javësh.

Sot qeveria e Irakut ka njoftuar se e ka rimarrë kontrollin ndaj qytetit Tikrit, por militantët pretendojnë se e kanë zmbrapsur sulmin e forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG