Ndërlidhjet

Izrael: Sulme ajrore kundër militantëve në Rripin e Gazës


Një mbetje e raketës e cila ishte hedhur nga militantët palestinezë në territorin e Izraelit para disa ditësh

Një mbetje e raketës e cila ishte hedhur nga militantët palestinezë në territorin e Izraelit para disa ditësh

Ushtria e Izraelit thotë se ka kryer sulme ajrore kundër bazave të militanëtve në Rripin e Gazës, pasi ishin hedhur raketa kah territori i Izraelit.

Ushtria izraelite tha se cak i sulmeve, gjatë natës, ishin 12 lokacione në Rripin e Gazës.

Këto sulme ishin një lloj i përgjigjes ndaj hedhjes së raketave në territorin izraelit nga ana e militantëve palestinezë, gjatë ditës së djeshme.

Një nga raketat e ka goditur një fabrikë në qyetin Sderot, me ç’rast ajo është përfshirë nga zjarri.

Policia tha se nga hedhja e raketave në pjesën jugore të Izraelit nuk ka pasur viktima në njerëz. Por, raportohet se dy vetë janë plagosur lehtë nga sulmet ajrore izraelite.

Kufiri ndërmjet Rripit të Gazës dhe Izraelit është në gjendje të tensionuar, prej zhdukjes së tre të rinjëve izraelitë në Bregun Perëndimor, më herët këtë muaj.

Për këtë zhdukje, Izraeli i ka akuzuar pjesëtarët e lëvizjes islamike Hamas, e cila e administron Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG