Ndërlidhjet

Bullgari: Arrestime lidhur me propagandën për banka


Autoritetet në Bullgari thonë se i kanë arrestuar pesë vetë të dyshuar për komplot për destabilizimin e sistemit bankar të këtij vendi, duke përhapur informacione të rrejshme për shëndetin e bankave komerciale në Bullgari.

Këto arrestime, poashtu, janë pjesë e hetimevve penale të filluara pasi kursimtaarët para dy ditësh u ishin drejtuar bankave për tërheqjen e parave të tyre nga banka e dytë më e madhe në këtë vend, brenda një jave.

Tollovitë e mëdha në Bankën e Parë Investuese e detyruan Bankën Qendrore për ta tërhequr vërejtjen për sulmet e qëllimshme dhe sistematike në sektorin bankar.

Problemet e paraqitura me kërkesat për tërheqjen e kursimeve në banka, sikur përputhen me një krizë aktuale politike në Bullgari.

Liderët politikë janë pajtuar që më 5 tetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

XS
SM
MD
LG