Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Protesta kundër armëpushimit


Pamje nga protesta e sotme në Kiev të Ukrainës

Pamje nga protesta e sotme në Kiev të Ukrainës

Në pjesën qendrore të kryeqytetit Kiev në Ukrainë janë mbledhur protestuesit, që kërkojnë përfundimin e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e sigurisë po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

Radio Evropa e Lirë, programi për Ukrainën, ka raportuar se disa mijëra njerëz janë tubuar afër ndërtesës së presidencës në Kiev.

Disa nga protestuesit janë të veshur me uniforma dhe me kapela maskuese.

Protestuesit, poashtu, kanë kërkuar që presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, të shpallë zbatim të ligjit ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës, t’i armatos vullnetarët për t’i luftuar “terroristët” dhe tu garantoj ndihmë sociale personave të involvuar në operacionet e ushtrisë në lindje.

Ata kanë thënë se presidenti Poroshenko duhet të kërkoj sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së separatistëve.

XS
SM
MD
LG