Ndërlidhjet

Irak: Ushtria e vazhdon sulmin në Tikrit


Pjesëtarë vullnetarë të ushtrisë së Irakut në luftën kundër militantëve sunitë
Pjesëtarë vullnetarë të ushtrisë së Irakut në luftën kundër militantëve sunitë

Forcat e qeverisë së Irakut e kanë vazhduar ofensivën për ta rimarrë qytetin verior Tikrit nga militantët sunitë.

Raportohet se sot helikopterët kanë sulmuar ndaj pozicioneve të kryengritësve, ndërsa ka pasur edhe përleshje në pjesë të ndryshme të Tikritit, në ditën e dytë të ofensivës qeveritare për marrjen e qytetit nga militantët e udhëhequr nga Shteti Islamik i Irkaut dhe gerupi Levant, që ka dalur nga al-Kaida.

Kontrollin ndaj Tikritit, kryengritësit e kanë marrë këtë muaj, derisa aktualisht i kanë nën kontroll edhe pjesë të mëdha të Irakut Verior dhe Perëndimor.

XS
SM
MD
LG