Ndërlidhjet

Francë: Biseda Putin – Poroshenko zgjati më se dy orë


Putin (majtas) Merkel dhe Poroshenko gjatë një takimi të mëparshëm

Putin (majtas) Merkel dhe Poroshenko gjatë një takimi të mëparshëm

Presidenti francez, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u janë bashkuar bisedimeve ndërmjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Petro Poroshenko.

Presidenca franceze ka njoftuar sot se biseda telefonike ndërmjet Putinit dhe Poroshenkos ka zgjatur “më se dy orë”.

Sipas njoftimit, u diskutua për “rëndësinë e bërjes së përparimeve të reja në situatën e sigurisë në terren, me zgjatjen e armëpushimit, dhe vendosjen e planit të paqes”, të paraqitur nga Ukraina.

Kjo bisedë u bë pas raporteve për përleshje të reja në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e sigurisë po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG