Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: I akuzuari për Bengazi thotë se nuk ndjehet fajtor


Konsullata e Shteteve të Bashkuara e përfshirë nga zjarri gjatë sulmit më 11 shtator 2012 në Bengazi të Libisë

Konsullata e Shteteve të Bashkuara e përfshirë nga zjarri gjatë sulmit më 11 shtator 2012 në Bengazi të Libisë

Militanti libias, Ahmet Abu Khattala, i akuzuar për sulmet në Bengazi, ka thënë se nuk ndjehet fajtor për konspiracion.

Ai këto komente i ka bërë mbrëmë në paraqitjen e tij të parë në një gjykatë federale në Uashington.

Abu Khattala akuzohet se ka marrë pjesë në konspiracion për t’i mbështetur materialisht terroristët në sulmet e vitit 2012, kur u vra ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Abu Khattala është zënë në Libi nga forcat speciale amerikane para dy javësh.

Sulmi më 11 shtator 2012, ka shkaktuar kundërthënie në Shtetet e Bashkuara, meqë pjesëtarë të Partisë Republikane e kanë akuzuar administratën e presidentit Barack Obama, për paraqitje jo të drejtë të rrethanave dhe për mungesë të sigurisë për diplomatët.

Fillimisht, administrata Obama kishte pretenduar se sulmi filloi si protesë spontane kundër një filmi antiislam. Por më vonë, Shtëpia e Bardhë tha se ky ishte sulm i paramenduar i militanëtve islamikë.

XS
SM
MD
LG