Koreja e Veriut ka thënë se dy turistë të arrestuar amerikanë do të dalin para gjyqit nën akuzat për “kryerjen e akteve armiqësore”.
Mediat shtetërore kanë thënë se dyshimet ndaj Matthew Todd Miller dhe Jeffrey Edward Fowle janë konfirmuar nga provat dhe dëshmitë e tyre.
Miller, 24 vjeç, është arrestuar në prill, pasi thuhet ka shqyer vizën në zyrën e imigracionit dhe ka kërkuar azil në shtetin komunist.
Fowle, 56 vjeç, ka hyrë në Korenë Veriore më 29 prill dhe është arrestuar pasi ka lënë një Bibël në dhomën e hotelit.