Ndërlidhjet

Rinis gjyqi për vrasje i Pistoriusit


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Gjyqi për vrasje i vrapuesit afrikanojugor, Oscar Pistorious, rinis sot në Pretoria, pas një ndërprerjeje prej gjashtë javësh.

Muajin e kaluar, gjykatësi ka urdhëruar Pistoriusn që të kalojë 30 ditë nën vëzhgim psikiatrik, për të përcaktuar nëse ai duhet të mbahet ose jo përgjegjës për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Pistorius, atlet paralimpik, ka pranuar se ka qëlluar Steenkampin, por ka thënë se e ka ngatërruar atë me një hajdut.

Prokuroria argumenton se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Pistorius mund të përballet me një maksimum prej 25 vjetësh burgim nëse shpallet fajtor për vrasje.

XS
SM
MD
LG