Ndërlidhjet

Një hetues i DASH-it kërcënohet me vdekje në Irak


Irak
Irak

“The New York Times” raporton se një menaxher i lartë i kompanisë private të sigurisë “Blackwater” në Irak ka kërcënuar se do të vrasë hetuesin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ka hetuar performancën e firmës së tij.

Gazeta thotë se zyrtarët e Ambasadës amerikane në Bagdad kanë mbajtur anën e Blackwater dhe se hetuesit e Departamentit të Shtetit është dashur të largohen.

Thuhet se Daniel Carroll, menaxher i projektit të Blackwater në Irak, ka argumentuar me hetuesin nga Departamenti i Shtetit, Jean Richter, duke i thënë atij se ai mund ta vrasë atë dhe “askush të mos mund të bëjë asgjë”.

Duke cituar një memorandum të brendshëm të Deparatamentit të Shtetit, gazeta thotë se kërcënimi ka ardhur vetëm pak javë para se rojet e Blackwater të qëllonin për vdekje 17 civilë në Bagadad, më 16 shtator, 2007.

Katër ish-punonjës të Blackwater ndodhen aktualisht në gjykim në SHBA, për vdekjet në Bagdad.

XS
SM
MD
LG