Ndërlidhjet

Një delegacion i SHBA-së vizitoi Tbilisin


Senatori Ben Cardin
Senatori Ben Cardin

Një delegacion i Kongresit amerikan, i udhëhequr nga senatori Ben Cardin, ka vizituar Tbilisin e Gjeorgjisë.

Të dielën, delegacioni ka takuar presidentin gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili, kryeministrin Irakli Garibashvili, si dhe përfaqësues të partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare.

Cardin u ka thënë gazetarëve se Gjeorgjia është një vend “me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe rajonin”.

Ai po ashtu ka thënë se delegacioni amerikan ka përsëritur mbështetjen e fuqishme të Uashingtonit për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe për aspiratat e saj evropiane.

XS
SM
MD
LG