Ndërlidhjet

Indi: Kërkohen të mbijetuar nga shembja e ndërtesës


Indi - Foto arkivi
Indi - Foto arkivi

Ekipet e shpëtimit në jug të Indisë janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar, pas shembjes së një ndërtese 11-katëshe, e cila ka lënë së paku 17 njerëz të vrarë.

Incidenti ka ndodhur të dielën në qytetin Çenai.

Rreth 90 punëtorë besohet të kenë qenë në bodrum në kohën e incidentit.

Shkak i tij thuhet të ketë qenë ndërtimi i dobët.

Në Indi ndodh shepsh që të shemben ndërtesat, si pasojë e mungesës së sigurisë dhe materialeve jo të forta.

XS
SM
MD
LG