Ndërlidhjet

Trajnerin e Algjerisë e zemërojnë pyetjet për Ramazanin


Gjatë një takimi të Algjerisë me Rusinë...
Gjatë një takimi të Algjerisë me Rusinë...

Trajneri i Algjerisë, Vahid Halilhoxhiq, nuk ka pranuar të bëjë të ditur se cili prej lojtarëve të tij myslimanë respekton Ramazanin, në prag të ndeshjes së sotme me Gjermaninë, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.

“Kjo është çështje private dhe juve që pyesni për këtë, ju mungon respekti dhe etika. Lojtarët do të bëjnë siç duan dhe unë do të doja të ndalonin këto polemika”, u ka thënë Halilhoxhiq gazetarëve në qytetin Porto Alegre të Brazilit.

Ramazani, muaji i agjërimit, thuhet se është i detyrueshëm për myslimanët, edhe pse ka përjashtime për të sëmurët, shtatzënat dhe të moshuarit.

XS
SM
MD
LG