Ndërlidhjet

logo-print

Pistorius s’ka pasur probleme mendore


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Prokurori në gjyqin e vrapuesit afrikanojugor, Oscar Pistorius, ka bërë të ditur se paneli i ekspertëve të shëndetit mendor ka konstatuar se atleti paralimpik nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje mendore kur ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, vitin e kaluar.

Gjyqi i Pistoriusit ka rinisur sot pas gjashtë javësh ndërprerje.

Raporti mjekësor thekson se Pistorius duhet të mbahet përgjegjës penalisht.

Pistorius ka pranuar se ka qëlluar Steenkampin, por ka thënë se e ka ngatërruar atë me një hajdut.

Prokuroria argumenton se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Pistorius mund të përballet me një maksimum prej 25 vjetësh burgim nëse shpallet fajtor për vrasje.

XS
SM
MD
LG