Ndërlidhjet

logo-print

Rudnicë: Nisin punimet në pjesën e dytë të varrezës masive


Rashkë, foto nga arkivi

Rashkë, foto nga arkivi

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të punëve në pjesën e parë të varrezës në Rudnicë, sot kanë nisur punët në pjesën e dytë të asaj pjese, ku dyshohet për mbetje mortore.

Varreza gjendet në Rashkë të Serbisë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

"Kemi filluar me incizimin e lokacionit, eskalatorët janë këtu. Do të thotë ka filluar puna në atë pjesën për ballë në të ashtuquajturën Rudnica II. Punës iu kemi qasur nga pjesa e epërme dhe do të shohim se çka do të ndodh në ditët në vijim”, tha Gërxhaliu duke treguar se largimi i dheut dhe hulumtimi në atë pjesë mund të zgjasë 20 deri 30 ditë.

Deri më tash, patologët kanë arritur të nxjerrin 45 trupa nga varreza masive në Rashkë, dhe rreth 87 mbetje të tjera trupore.

Gërxhaliu tha se pas fillimit të kërkimeve të reja dyshohet se mund të gjenden mbetjet mortore të 50 viktimave.

XS
SM
MD
LG