Ndërlidhjet

Rreth 30 migrantë të vdekur pranë Sicilisë


Foto arkivi
Foto arkivi

Trupat e pajetë të rreth 30 migrantëve janë gjetur në një anije të mbushur me njerëz që është ndaluar midis Sicilisë dhe bregut lindor të Afrikës Veriore, mbrëmjen e 29 qershorit.

Raportohet se rreth 600 persona janë shpëtuar nga anija e mbipopulluar.

Kjo nuk është hera e parë që ekipet italiane gjejnë migrantë të vdekur në anije të tejmbushura, por kurrë më parë në një numër kaq të madh.

Ata dyshohet se janë mbytur ose u është zënë fryma.

Anija është duke u tërhequr nga marina italiane dhe pritet të arrijë sot në Pozallo, në juglindje të Sicilisë.

XS
SM
MD
LG